Makina përplaset me motorin, përfundon në spital 43-vjeçari

3
makina-perplaset-me-motorin,-perfundon-ne-spital-43-vjecari
Makina përplaset me motorin, përfundon në spital 43-vjeçari

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor “Kakavijë-Gjirokastër”, në vendin e quajtur Ish-SMT. Bëhet e ditur se automjeti me drejtues shtetasin me inicialet K. F., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin me inicialet F. K.

Si pasojë është dëmtuar 43-vjeçari F. K., i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Gjirokastër dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Nga informacionet e deritanishme raportohet se drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Kakavije-Gjirokastër”, në vendin e quajtur “Ish-SMT”, automjeti me drejtues shtetasin K. F., 63 vjeç, banues në Dropull, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin F. K., 43 vjeç, banues në fshatin Lazarat.

Si pasojë është dëmtuar 43-vjeçari, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Gjirokastër dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.