Masat represive me burg/ 51-vjeçari që vdiq tek “313” ishte arrestuar se nga pakujdesia plagosi një të njohur në lokal

2
masat-represive-me-burg/-51-vjecari-qe-vdiq-tek-“313”-ishte-arrestuar-se-nga-pakujdesia-plagosi-nje-te-njohur-ne-lokal
Masat represive me burg/ 51-vjeçari që vdiq tek “313” ishte arrestuar se nga pakujdesia plagosi një të njohur në lokal

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar sot për vdekjen e Besnik Koçiut, një i paraburgosur 57-vjeçar që ndërroi jetë më 24 korrik 2025 në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) “Jordan Misja”, vetëm tetë ditë pas futjes në paraburgim.

Organizata ngre pikëpyetje lidhur rastin e Koçiut, për sa i përket trajtimit mjekësor të personave të privuar nga liria.

Besnik Koçiu ishte pranuar në IEVP më 16 korrik dhe që në momentin e parë kishte raportuar diagnoza të rënda dhe të njohura mjekësisht si: diabet tip 2 (nën insulinë), hipertension i avancuar, dislipidemi dhe një goditje në tru e kaluar vetëm gjashtë muaj më parë. Pavarësisht këtyre kushteve, ai nuk u dërgua në një strukturë spitalore, por u mbajt në kushte paraburgimi të zakonshme.

KShH kritikon ashpër përdorimin e tepruar të masës së sigurisë “arrest në burg”, sidomos në raste kur të dyshuarit nuk paraqesin rrezikshmëri të lartë dhe kanë probleme serioze shëndetësore.

Po përse ishte në paraburgim Besnik Koçiu?

Ngjarja ndodhi më 13 korrik ku Besnik Koçiu dyshohet se qëlloi me në këmbë armë zjarri Franc Xhaferrin. Me këtë të fundit jetonte në të njëjtën lagje.

Pas plagosjes në këmbë, 34-vjeçari u transportua në spital dhe nuk ishte në rrezik për jetën.

Pas hetimeve rezultoi se plagosja ndodhi në kushtet e pakujdesisë.

Në pranga përfunduan si Besnik Koçiu, por edhe i dëmtuari Franc Xhaferri, pasi ky i fundit nuk bashkëpunoi me hetuesit duke refuzuar të japë informacione rreth ngjarjes.

Pra, dhe pse plagosja ishte aksidentale, prokuroria vendosi masën represive të sigurisë “arrest në burg”, edhe pse i akuzuari nuk paraqiste rrezikshmëri, si edhe kishte probleme serioze shëndetësore.

Ashtu siç theksoi Komiteti Shqiptar i Helsinkit, ky rast fatkeq tregon edhe njëherë përdorimin e tepruar të masës së sigurisë “arrest në burg”.

after content