Mashtronte qytetarë duke përdorur identitet të rremë për t’iu zhvatur para, arrestohet 21-vjeçari! U kap duke i marrë shumën e lekëve një 26-vjeçareje

2
mashtronte-qytetare-duke-perdorur-identitet-te-rreme-per-t’iu-zhvatur-para,-arrestohet-21-vjecari!-u-kap-duke-i-marre-shumen-e-lekeve-nje-26-vjecareje
Mashtronte qytetarë duke përdorur identitet të rremë për t’iu zhvatur para, arrestohet 21-vjeçari! U kap duke i marrë shumën e lekëve një 26-vjeçareje

Një 21-vjeçar që mashtronte qytetarë duke përdorur identitet të rremë për t’iu zhvatur para është arrestuar.

I riu me iniciale E. H., banues në Paskuqan, u kap në flagrancë në momentin që shkoi për t’i marrë një shumë parash, një 26-vjeçareje, të cilën e kishte mashtruar dhe më parë.

Policia vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit që mund të ketë kryer 21-vjeçari.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Strategjia”.

Me identitet të rremë, dyshohet se ka mashtruar në mënyrë të përsëritur, disa qytetarë, për t’iu marrë para, kapet dhe vihet në pranga 21-vjeçari.

Ai u arrestua në flagrancë, në momentin që shkoi për t’i marrë një shumë parash, një 26-vjeçareje, të cilën e kishte mashtruar dhe më parë.

Pas kallëzimit të një shtetaseje, se ishte mashtruar nga një shtetas, të cilit i kishte dhënë disa herë, shuma parash, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë nisur punën për kapjen e autorit, i cili përdorte identitet të rremë, si dhe për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i veprimeve operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Strategjia”, u arrestua në flagrancë, teksa po i merrte një tjetër shumë parash, denoncueses, shtetasi E. H., 21 vjeç, banues në Paskuqan.

Vijojnë hetime për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit që mund të ketë kryer 21-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

after content