Mbërrijnë 280 mijë vaksina kundër gripit në Shqipëri. Ja kush duhet të vaksinohet i pari?

2
mberrijne-280-mije-vaksina-kunder-gripit-ne-shqiperi.-ja-kush-duhet-te-vaksinohet-i-pari?
Mbërrijnë 280 mijë vaksina kundër gripit në Shqipëri. Ja kush duhet të vaksinohet i pari?

280 mijë vaksina kundër gripit mbërrijnë në Shqipëri – nis sezoni i ri gripal

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka njoftuar se në prag të sezonit gripal 2025–2026, në vend kanë mbërritur 280 mijë doza të vaksinës GC FLU 4.

Sipas ISHP, vaksinat do të shpërndahen për të mbuluar në radhë të parë grupet më të rrezikuara: të moshuarit, gratë shtatzëna, pacientët me sëmundje kronike, si dhe personelin shëndetësor, të cilët janë në vijën e parë të përballjes me pacientët.

Në kuadër të përgatitjeve, ISHP dhe OSHKSH kanë zhvilluar dy takime online me rreth 100 profesionistë të shëndetit – mjekë, epidemiologë, pediatër, vaksinatore, përfaqësues të NJVKSH-ve dhe drejtues spitalesh – ku u theksua rëndësia e mbulimit sa më të gjerë vaksinal.

Tre pikat kryesore të planit të ISHP:

Rritja e mbrojtjes për grupet më të rrezikuara. Vaksinimi i detyrueshëm i personelit shëndetësor. Forcimi i bashkëpunimit mes institucioneve për një sezon gripal të kontrolluar.

Autoritetet shëndetësore rikujtojnë se vaksinimi ndaj gripit sezonal është një ndërhyrje jetike, që redukton sëmundshmërinë, shpëton jetë dhe mbron shëndetin e komunitetit.