Moderatorja dhe këngëtarja e njohur, Luana Vjollca, ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen në mënyrë madhështore, duke marrë një surprizë që la pa fjalë ndjekësit e saj.
Që në mëngjes, motra e saj Marina e surprizoi me një ambient buzë pishinës, të dekoruar plot ngjyra dhe dashuri. Por ajo që mori gjithë vëmendjen ishin mbi 10 mijë trëndafila, të shpërndarë kudo në hapësirën festive, duke e kthyer festën në një skenografi përrallore
Pamjet e publikuara nga vetë Luana në Instagram tregojnë detaje nga dekorimi i veçantë dhe kanë marrë mijëra reagime brenda pak kohe.











Në vijim, moderatorja ndau edhe poza provokuese në bikine, të cilat ndezën rrjetin dhe u komentuan gjerësisht nga fansat e saj.
Ditëlindja e Luanës u kthye kështu në një ngjarje të madhe në rrjete sociale, duke përforcuar edhe një herë statusin e saj si një ndër figurat më të ndjekura dhe më të komentuara në showbizin shqiptar.