Mbytja e 4-vjeçares shqiptare në pishinë/ Autoritetet japin vendimin: Pranga babait dhe gjyshit të vogëlushes

2
mbytja-e-4-vjecares-shqiptare-ne-pishine/-autoritetet-japin-vendimin:-pranga-babait-dhe-gjyshit-te-vogelushes
Mbytja e 4-vjeçares shqiptare në pishinë/ Autoritetet japin vendimin: Pranga babait dhe gjyshit të vogëlushes

“I gjithë ishulli është i tronditur, ne qëndrojmë pranë familjes në këto orë tragjike. Çfarë mund të thuhet në këto raste”, thonë banorët e Paxos, pas lajmit tragjik të vdekjes së një vajze katërvjeçare shqiptare, e cila u mbyt në pishinën e një vile.

Babai dhe gjyshi i vajzës janë bënë në pranga nga autoritetet nën akuzën e neglizhencës ndaj të miturës.

Kryebashkiaku i ishullit, Spyros Vlachopoulos , tha se “prindërit e fëmijës kur e kuptuan se mungonte në shtëpi, njoftuan policinë. Të gjithë u mobilizuan, mbërriti policia greke dhe rreth 1 orë më vonë, rreth orës 16:50, për fat të keq u gjet pa jetë në pishinën e një vile”.

“Informacioni im është se fëmija është parë nga një fqinj, 100 metra larg. Fatkeqësisht, megjithëse kishte njerëz që jetonin në vilë, askush nuk ishte në gjendje ta kuptonte që fëmija kishte rënë në ujë dhe ta ndihmonte”, theksoi më tej ai.