“Më ndihmoi një shqiptar ta varrosja”- Groposi nënën për të përfituar pensionin e saj, 62-vjeçarja: S’kisha para! Misteri i ngjarjes! Kush është Jani?

1
“me-ndihmoi-nje-shqiptar-ta-varrosja”-groposi-nenen-per-te-perfituar-pensionin-e-saj,-62-vjecarja:-s’kisha-para!-misteri-i-ngjarjes!-kush-eshte-jani?
“Më ndihmoi një shqiptar ta varrosja”- Groposi nënën për të përfituar pensionin e saj, 62-vjeçarja: S’kisha para! Misteri i ngjarjes! Kush është Jani?

“Nëna ime vdiq nga shkaqe patologjike. Kur kjo ndodhi, vendosa ta varrosja me ndihmën e Janit, një shqiptar, sepse po përballesha me probleme financiare. Nuk kisha para dhe kisha nevojë për to.”

Drejtoresha 62-vjeçare e KEP-it në Viotia, e cila akuzohet se e ka varrosur nënën e saj pranë shtëpisë së saj, u përpoq të justifikonte krimin e kryer.

Hetimi mbi rrethanat në të cilat ndodhi incidenti i paprecedentë është ende duke vazhduar, me oficerët e policisë që përpiqen të hedhin dritë ngjarjen.

Një nga pikëpyetjet e ngritura nga hetuesit është se kush është ky “Jani” të cilit i referohet e akuzuara.

Ajo tha se shqiptari ishte punëtor në fshat, por deri më tani askush që ka folur me policinë nuk e ka identifikuar atë.

Hetuesit e konsiderojnë thelbësore gjetjen e tij pasi, sipas të akuzuarës, ai ishte personi që e ndihmoi të transportonte dhe varroste nënën e saj.

Çështja është nëse ky burrë ekziston vërtet, pasi, siç u përmend më sipër, askush nuk e njeh ose nuk e ka parë.