Më në fund Alby ndan foto me bebin e saj, ky detaj merr gjithë vëmendjen

19
me-ne-fund-alby-ndan-foto-me-bebin-e-saj,-ky-detaj-merr-gjithe-vemendjen
Më në fund Alby ndan foto me bebin e saj, ky detaj merr gjithë vëmendjen

Alby, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, ka zgjedhur ta mbyllë muajin gusht me një përmbledhje emocionuese fotografish në InstaStory.

Ky muaj ka qenë i paharrueshëm për të, sepse pikërisht në gusht ajo solli në jetë fëmijën e saj të dytë.

Përmes një kolazhi, Alby ka ndarë imazhe që shfaqin për herë të parë partnerin e saj dhe vogëlushen e tyre, duke sjellë kështu momente intime e të ngrohta nga jeta e përditshme. Ajo e ka mbajtur me shumë kujdes sekret pritjen e ëmbël dhe më pas edhe lindjen, derisa vendosi të ndajë këtë kapitull të ri me ndjekësit.

Në fotot e publikuara, Alby shfaqet e lumtur dhe në formë të shkëlqyer, vetëm pak kohë pas lindjes, duke e bërë këtë rrëfim vizual edhe më mbresëlënës. Një muaj gusht i veçantë, i shënuar nga dashuria, surprizat dhe fillimet e reja.