
Këngëtarja e njohur, Enca, është rikthyer fuqishëm në skenën muzikore me projektin e saj më të ri të titulluar “Original”.
Kënga, që ka tone të qarta verore dhe një ritëm tërheqës, është shoqëruar me një videoklip mjaft eksplicit e nëstilin gati pornografik që ka tërhequr vëmendje të madhe që në publikimin e parë.
Videoklipi i “Original” është vizualisht provokues dhe ngarkuar me skena të guximshme, në përputhje me imazhin e njohur të Encës si një artiste që nuk ka frikë të sfidojë normat dhe të eksperimentojë me stilin e saj.
Pamjet përfshijnë veshje të nxehta, koreografi sensuale dhe një atmosferë tipike verore – plazhe, ngjyra të forta dhe një sens feste që përputhet me energjinë e këngës.
Me këtë projekt, Enca konfirmon edhe njëherë aftësinë e saj për të krijuar hite sezonale dhe për të mbajtur vëmendjen e publikut si në aspektin muzikor ashtu edhe në atë vizual.
“Original” është një miks mes vetëbesimit, sensualitetit dhe stilit karakteristik që fansat e saj e adhurojnë.