Me plis në kokë, për dasmën e Kleofinës dhe Pavardit shkruajti Vogue italian e francez

7

Kleofina Pnishi dhe Benjamin Pavard e kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre.

Dasma zuri vend në Amalfi të Italisë dhe u kremtua për tri ditë radhazi, shkruan IndeksOnline.

Në mesi e familjarëve, miqve dhe figurave publike, bukuroshja nga Gjakova dhe ylli i Interit kënduan e vallëzuan për përjetësinë e tyre.

Në dasmë nuk munguan as motivet e traditat shqiptare, që bashkë me muzikën dhe plisat me shqiponjen dy-krenare u shkrinë në mesin e mysafirëve.

Për këtë ngjarje madhore shkruajten edhe dy edicionet prestigjioze të revistës Vogue: ai në Itali dhe tjetri në Francë.

Brendeve gjigante si Versace e Jacqemues, iu bashkuan edhe dizejnatorë nga Kosova, të cilëve Kleofina iu besoi me fustanet e nusërisë.

Dasma përrallore është nder më të përfolurat e këtij viti në Itali, Francë dhe jo vetëm.