Më të dashur se kaq nuk e keni parë asnjëherë Diolen, i thur këto vargje për Erolldin

3

Nutricionistja e njohur shqiptare, Diola Dosti, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi të veçanta me partnerin e saj, sipërmarrësin e njohur Erolld Belegu.

E veshur me një fustan portokalli elegant dhe plot hijeshi, Diola shihet në krahët e partnerit të saj, teksa ndajnë një moment romantik që ka ngjallur vëmendje të madhe në rrjet.

Në përshkrimin që shoqëron fotografitë, Diola ka shkruar: “Të qëndroj pranë tij? Është nderi im më i madh. Dashuria ime e pastër! Qetësia ime! P.S. Disa shkruajnë komente. Ne shkruajmë kapituj”.

Ky postim i saj ka marrë qindra pëlqime dhe komente, ku shumë ndjekës i kanë përgëzuar për lidhjen dhe harmoninë që reflektojnë bashkë.

Çifti ka qenë përherë në vëmendje të mediave, por Diola rrallë ndan momente private nga jeta e saj sentimentale.