Me valle dhe daulle, Rama inauguron rrugën Qukes – Qafë Plloçë

2
me-valle-dhe-daulle,-rama-inauguron-rrugen-qukes-–-qafe-plloce
Me valle dhe daulle, Rama inauguron rrugën Qukes – Qafë Plloçë

Rruga Qukës-Qafë Plloçë hapet këtë të premte. Prej orës 11:00 ky aks rrugor do të jetë i aksesueshëm për të gjitha automjetet.

Në hapjen e këtij aksi rrugor është pranishëm kryeministri Rama dhe ministrja e infrastrukturës, Belinda Balluku.

Banorë të zonës ishin mbledhur për të pritur kreun e qeverisë, ndërsa nuk kanë munguar këngët e vallet dhe ushqimet tradicionale për të celebruar këtë moment.

Segmenti i ri, me një gjatësi prej 43 kilometrash, përfshin rreth 10 kilometra përgjatë lumit Shkumbin dhe më pas kalon në zonën malore të Mokrës, duke përfshirë ndërtimin e mbi 20 urave, mure mbajtëse dhe një tunel 375 metra të gjatë.