Flodian Plaku, i akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, është arrestuar një ditë më parë nga policia në qytetin e Vlorës, pas një operacioni të mirëorganizuar nga forcat operacionale dhe efektivët e policisë lokale.
BalkanWeb, ka siguruar pamjet ekskluzive nga arrestimi i Plakut. Dy policë e kanë prangosur atë, teksa bie në sy edhe veshja e tij.
Plaku mban në qafë një varëse floriri të trashë dhe mban edhe syze dielli.
Ai dyshohet të ketë qenë vrasës me pagesë, i angazhuar për eliminimin e Gentian Bejtjas, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024 në fshatin Larushkë të Krujës.
Për këtë ngjarje, më herët është arrestuar edhe Ilir Beqaraj, kunati i Roan Brahimit, i dyshuar për përfshirje në organizimin e atentatit.