Meda flet për herë të parë për vdekjen e nënës: Sikur është ndalur bota – s’ka ditë që s’e kujtoj

5

Këngëtari i njohur, Meda sot në emisionin “Weekend” ka folur për herë të parë për vdekjen e nënës së tij.

Ai u shpreh se vdekja e saj për të ishte sikur është ndalur bota, por tha se mundohet t’i kujtojë momentet e mira me të ëmën.

“Kjo nuk ka kurrëfar përshkrimi, nuk mundet njeri me e përshkru ndjenjën e humbjes së një personi në familje, sidomos nëna ish diçka shumë e rëndë”.

“Për mua ka qenë sikur me u ndal bota në atë moment, por edhe sot është e njëjta dhe unë gjithmonë do të mundohem t’i kujtojë të mirat që i kam përjetuar me nënën”, është shprehur ai.

Tutje, Meda tha se nuk ka ditë as natë që nuk e kujton nënën e tij, tashmë të ndjerë.

“Nuk ka natë, nuk ka ditë, nuk ka moment që nuk e kujtoi edhe tash, por ne duhet të pajtohemi me jetën, diçka që vjen prej Zotit është e mirëseardhur gjithmonë tek ata që e kanë besimin në Zot”.

“Kështuqë besoj që këtë sfidë do ta kalojmë disi, por nuk e kam menduar që është kaq e rëndë, mirëpo duhet me u pajtu”, u shpreh tutje Meda./Klankosova