Meda thërret ezanin, dalin pamjet

17

Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Meda, ka surprizuar ndjekësit me një moment të rrallë dhe shumë të veçantë.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, ai shihet duke thirrur ezanin, thirrjen islame për falje.

Në ditën e premte Meda ka thirrur ezanin në mejtepin e Tahir ef. Llukës në Deçan, shkruan Kosovarja.

Edhe pse i njohur për këngët e tij energjike dhe atmosferën që krijon në dasma, ky veprim tregon një anë tjetër më të thellë dhe të ndjeshme të artistit, duke i shtuar edhe më shumë vlerë figurës së tij publike.