“Meritojnë ndëshkime maksimale”/ Situata me zjarret, Rama: Kriminelët do të dorëzohen para drejtësisë

2
“meritojne-ndeshkime-maksimale”/-situata-me-zjarret,-rama:-kriminelet-do-te-dorezohen-para-drejtesise
“Meritojnë ndëshkime maksimale”/ Situata me zjarret, Rama: Kriminelët do të dorëzohen para drejtësisë

Situata kritike e paraqitur nga zjarret, lë Shqipërinë ende në rrezik të madh. Lidhur me këtë situatë, ka reagur edhe Kryeministri Rama i cili ‘parapërgatit’, kriminelët dhe zjarrvënësit e qëllimshëm të zjarreve shkatërruese ndaj vendit.

Postimi:

“Policia e Shtetit ditë natë në këmbë për identifikim dhe kapjen e zjarrvënësve, në një sezon me një rritje të numrit të tyre po edhe me numrin më të madh të kapur nga forcat e rendit

Gjatë muajve qershor – korrik dhe deri më 14 gusht:

137 autorë të zjarrvënieve të identifikuar

46 të arrestuar

91 të proceduar penalisht

Forcat Kombëtare të Sigurisë, “Shqiponja”, patrullat e përgjithshme dhe forcat operacionale, nën drejtimin e drejtorive vendore dhe Drejtorisë së Përgjithshme, do të vijojnë në terren dhe me ndihmën e teknologjisë do të mundësojnë dorëzimin para drejtësisë të këtyre kriminelëve që meritojnë ndëshkime maksimale”.

after content