Klajdi Mustaj, efektiv i Policisë së Shtetit, ka shpëtuar mbrëmjen e kaluar tre të rinj pas një aksidenti të rëndë në zonën e Qafë Koshovicës, në Fier.
Automjeti tip “Benz” ku ndodheshin të rinjtë humbi kontrollin, u përplas me një pishë dhe u përmbys, duke shpërthyer në flakë.
Mustaj, i cili ndodhej pranë vendit të ngjarjes, ndërhyri menjëherë pa pritur shërbimet zjarrfikëse, duke hyrë mes flakëve dhe duke nxjerrë të gjallë pasagjerët e plagosur.
Pamjet e momentit janë filmuar nga një qytetar dhe tregojnë ndërhyrjen e tij nën rrezikun e zjarrit.
Të plagosurit u transportuan në spital; një prej tyre është në gjendje të rëndë.
Në një prononcim për mediat, Mustaj u shpreh se veprimi i tij ishte një detyrim njerëzor dhe se ndërhyri i vetëm, ndërkohë që të tjerët po shikonin nga larg. Ai falënderoi për mesazhet e mbështetjes dhe uroi shëndet për të lënduarit.
Mesazhi i Klajdit:
“Nuk e di si tju falenderoj. Ju shpërblefte Allahu, me keni lumturuar shum me keto mesazhe kaq tmira edhe pse ata njerez e meritonin te shpetonin ! Eshte njeveprim njerzor mbi te gjitha pavarsisht punës qe bëje mes shum vështirsish i kam nxjerr nga makina ! Ku askush sme ndimonte vetm rrinin shikoni!! Allahu jau shperblefte !! Qe jeni me ne. Une jam polici Klajdi Mustaj. Faleminderit shum shum Allahu ju dhent vetm sevape dhe saber InshaAllah!