Meta kërkoi zëvendësimin e masës “arrest në burg”, GJKKO merr vendimin për ish-presidentin

8
meta-kerkoi-zevendesimin-e-mases-“arrest-ne-burg”,-gjkko-merr-vendimin-per-ish-presidentin
Meta kërkoi zëvendësimin e masës “arrest në burg”, GJKKO merr vendimin për ish-presidentin

Seanca gjyqësore e ish presidentit Ilir Meta ka përfunduar. Ai kërkoi masë më të butë sigurie, ndërsa ndodhet në paraburgim prej tetorit të vitit të kaluar. Gjyqtari Erjon Bani me kërkesë të avokatit të Metës shpalli mos kompetencën, sepse çështja duhet të gjykohet nga gjyqtari që ka vendosur masën e sigurisë dhe ndjekur hetimet paraprake raporton gazetarja Anila Hoxha.

Mësohet se seanca ndaj Presidentit të PL-së është shtyrë nga togat e zeza.

“Ilir Meta do të lirohet, nuk ka arsye që të vazhdojë në paraburgim. Beteja do të vazhdojë”, tha avokati i tij.

Më 6 Gusht avokatët e Ilir Metës, dorëzuan pranë GJKKO kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit personal ndaj klientit të tyre. Në kërkesë, argumentohej se SPAK kishte përfunduar hetimet në ngarkim të Ilir Metës, dhe për rrjedhojë, vijimi i masës së paraburgimit nuk kishte më bazë procedurale. Kujtojmë që më 4 Gusht, Ilir Metës iu komunikua në SPAK mbyllja e hetimeve nga Prokuroria e Posaçme për dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA

after content