Ish-konkurrent i emisionit të dashurisë ‘Përputhen’, Mevlan Shaba, ka alarmuar ndjekësit e tij në rrjetet sociale pas një incidenti të papritur. Ai ka njoftuar se ka qenë i përfshirë në një aksident rrugor.
Lajmin e bëri të ditur përmes një videoje të publikuar në “Instastory”, ku Mevlani shfaqet në makinë menjëherë pas aksidentit. Në një tentativë për të lehtësuar situatën, ai shkruan sipër pamjeve; “Kush na ka mallku?”.
Fatmirësisht, edhe pse aksidenti ka shkaktuar dëme të dukshme materiale në automjetin e tij, Mevlani ka konfirmuar se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka pësuar lëndime. Për aksidentin nuk dihen më shumë detaje.
Kujtojmë se Mevlani është bërë baba për herë të parë para pak muajsh.