“Milionat e padeklaruar në Piramidat online”, Karamuço: Ja kush ka rënë pre

1
“milionat-e-padeklaruar-ne-piramidat-online”,-karamuco:-ja-kush-ka-rene-pre
“Milionat e padeklaruar në Piramidat online”, Karamuço: Ja kush ka rënë pre

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço, deklaroi se piramidat online janë aktualisht jashtë kontrollit. Në një intervistë, Karamuço tha se mijëra shqiptarë kanë rënë pre e tyre, mes të cilëve edhe familjarë të funksionarëve të policisë dhe drejtësisë.

“E para janë jashtë kontrolli kanë shumë kohë që funksionojnë në fillim eksperimentale tani të konsoliduar. Qindra e mijëra shqiptarë kanë rënë pre e tyre, madje edhe familjarë të funksionarëv të policisë së shtetit, familjarë të funksionarëve të pushtetit të drejtësisë. Ata që dëgjojnë dhe duhet ta kontrollojnë këtë sistem tregojnë indiferencë. Kemi indiferencë familjarë dhe institucionale që sot ka ardhur në pikën që nuk mban më”, tha eksperti.

Sipas tij shumica e njerëzve nuk duan të deklarojnë pasi kanë hedhur miliona dollarë para të fshehura dhe të padeklaruara.

“Ka miliona dollarë, ka kohë që bëhet kjo. Disa prej këtyre njerëzve nuk duan të deklarojnë as paratë që kanë hedhur aty se janë të padeklaruara. Një numër i kufizuar do të jetë ai që mund të denoncojnë”, shtoi Karamuço.

Karamuço thekson se kjo ka ardhur nga etja për t’u pasuruar shpejt, apsi një kategori njerëzish nuk duan të punojnë.

“Ne kemi akoma probleme me urinë për pasurim më të shpejtë. Një kategori shoqërore nuk do të punojë, vetëm të pasurohet. Ne kemi një lëvizje psiko sociale e anatemuar e studiuar që na bën shumë dëm”, tha ai.

Në kushtet kur kjo skemë mashtrimi onlinë ka ardhur në pikën ku nuk mban mbanmë, Kramuço apelon për ndërhyrje.

“Duhet ndërhyrë, ndërhyrja është komplekse, nuk është e lehtë. Duhen kontrolluar se shumica janë jashtë vendit, nuk janë këtu”, shtoi ai.

Qindra qytetarë shqiptarë po bien pre skemave të reja piramidale, ku u propozohet të blejnë kriptomonedha që nuk ekziston ose u kërkohet që të investojnë para me pretendimin se brenda 45 ditësh ato do të marrin 2-fishin e parave të hedhura. Dhe TXEX nuk është platforma e vetme që po zhvat shqiptarët, por edhe 2 platforma të tjera të ngjashme XUEXA dhe Grokrexduu. Ndërkohë Policia e Shtetit ka nisur zyrtarisht një hetim në lidhje me skemat mashtruese online, të cilat dyshohet se i kanë zhvatur qytetarëve shqiptarë rreth 5 milionë euro, përmes premtimit për fitime të majme duke investuar në blerje kriptovalutash.