Ministrja virtuale “Diella”, reagon Bardhi: Dekret antikushtetues! Ushtar Bajrami nuk mund ta shndërrojë Republikën në palaçollëk

3
ministrja-virtuale-“diella”,-reagon-bardhi:-dekret-antikushtetues!-ushtar-bajrami-nuk-mund-ta-shnderroje-republiken-ne-palacollek
Ministrja virtuale “Diella”, reagon Bardhi: Dekret antikushtetues! Ushtar Bajrami nuk mund ta shndërrojë Republikën në palaçollëk

Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë një postim në rrjetin e tij social Facebook, lidhur me dekretin e Presidentit të Republikës për të ngarkuar kryeministrin me ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual “Diella”.

Teksa e cilëson dekretin qesharak dhe tërësisht antikushtetues, Bardhi thotë se dekreti bie ndesh me nenet 96, 97, 102 dhe 103 të Kushtetutës.

“Ministër mund të emërohet: (i) shtetasi shqiptar; (ii) që ka mbushur 18 vjeç; dhe (iii) është i aftë mendërisht (shih nenet 45 dhe 103 të Kushtetutës). Cilat nga këto cilësi ka ministrja “Diella”?!”, shkruan Bardhi.

Në përfundim të postimi demokrati thekson se “karagjozllëqet e kryeministrit nuk mund të shndërrohen në akte juridike të shtetit shqiptar. Ushtar Bajrami po tenton ta shndërrojë Republikën në një palaçollëk, siç është ai vetë.”

Postimi i plotë

Dekreti i Presidentit të Republikës për të ngarkuar kryeministrin me ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual “Diella”, përveçse qesharak, është tërësisht antikushtetues. Ai bie ndesh me nenet 96, 97, 102 dhe 103 të Kushtetutës.

Ministër mund të emërohet: (i) shtetasi shqiptar; (ii) që ka mbushur 18 vjeç; dhe (iii) është i aftë mendërisht (shih nenet 45 dhe 103 të Kushtetutës). Cilat nga këto cilësi ka ministrja “Diella”?!

Karagjozllëqet e kryeministrit nuk mund të shndërrohen në akte juridike të shtetit shqiptar. Ushtar Bajrami po tenton ta shndërrojë Republikën në një palaçollëk, siç është ai vetë.

“Diella” është ministrja e re virtuale e qeverisë së re.

Më herët presidenti Bajram Begaj dekretoi Edi Ramën si kryeministër të qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.

Në dekretin e firmosur nga Begaj, në nenin 2 shkruhet se Kryeministri ushtron dhe përgjegjësinë për ngritjen dhe funksionimin e ministrit te inteligjencës artificiale Diella.

Pas mandatimit si kryeministër, Rama do t’i dërgojë Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cilët i shpalli një ditë më parë, më 11 shtator, në Asamblenë e Partisë Socialiste.