Mister zhdukja e biznesmenit të njohur turk, 43-vjeçari ishte nisur me jaht luksoz për në Mykonos, por…Çfarë ndodhi

3
mister-zhdukja-e-biznesmenit-te-njohur-turk,-43-vjecari-ishte-nisur-me-jaht-luksoz-per-ne-mykonos,-por…cfare-ndodhi
Mister zhdukja e biznesmenit të njohur turk, 43-vjeçari ishte nisur me jaht luksoz për në Mykonos, por…Çfarë ndodhi

Një mister i madh ka përfshirë zhdukjen e biznesmenit të njohur turk, Halit Yukay, i cili rezulton i humbur prej katër ditësh, që nga mbrëmja e së shtunës, kur ishte nisur me jahtin e tij luksoz “Graywolf” nga qyteti turk Yalova drejt ishullit grek Mykonos.

Jahti i 43-vjeçarit, themelues dhe pronar i kompanisë së njohur turke “Mazu Yachts”, u gjet i shkatërruar në ujërat pranë ishullit Prokonisos, në detin e Marmarasë, të martën në mesditë nga Roja Bregdetare turke.

LEXO EDHE: FOTO/ U nis me jahtin e tij nga Turqia për në Mykonos, zhduket biznesmeni i njohur! Mjeti i tij lundrues gjendet i dëmtuar dhe gjysmë i mbytur

Familja e Yukay kishte ngritur alarmin për zhdukjen e tij pasi nuk kishte asnjë kontakt që nga nisja. Autoritetet turke janë informuar zyrtarisht për rastin të hënën në orën 23:40, ndërsa një anije tregtare raportoi të martën, rreth orës 14:30, për mbetje të një mjeti lundrues në det, që më vonë rezultoi të ishte jahti “Grayëolf”.

Që nga momenti i konfirmimit të ngjarjes, në operacionin e kërkimit janë përfshirë helikopterë, anije të rojes bregdetare dhe ekipe zhytësish, por deri më tani nuk është gjetur asnjë gjurmë e biznesmenit të zhdukur.

Halit Yukay, i lindur në vitin 1982, njihej si një prej emrave më të spikatur në industrinë e jahteve në Turqi. Ai themeloi “Mazu Yachts” në vitin 2011, pas një karriere të gjatë në industrinë detare. Kompania e tij është e njohur për ndërtimin e jahteve luksoze me dizajn modern dhe teknologji të avancuar.

after content