Momenti kur ministri serb sëmuret live në televizion, çfarë dyshohet

4
momenti-kur-ministri-serb-semuret-live-ne-televizion,-cfare-dyshohet
Momenti kur ministri serb sëmuret live në televizion, çfarë dyshohet

Ministrit serb për Investime Publike, Darko Glisiç, i është përkeqësuar papritur gjendja shëndetësore gjatë një interviste televizive të transmetuar drejtpërdrejt mëngjesin e së martës në një televizion serb.

Sipas pamjeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale, Glisiç ka filluar të belbëzojë dhe nuk ishte më në gjendje të formonte fjali, gjë që çoi në ndërprerjen e menjëhershme të programit.

Ministri u dërgua me urgjencë në spital, ndërsa burime jozyrtare bëjnë me dije se dyshohet për një goditje në tru dhe se ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Darko Glisiç konsiderohet si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të presidentit Aleksandar Vuçiç dhe është emëruar ministër në maj të vitit 2024.

after content