“Mos u lodhni kot, djalin nuk e gjeni…”/ Telefonata misterioze që mori familja e Miklovan Danajt në Shkodër, trupi i tij u gjet në plazhet e Spanjës

1
“mos-u-lodhni-kot,-djalin-nuk-e-gjeni…”/-telefonata-misterioze-qe-mori-familja-e-miklovan-danajt-ne-shkoder,-trupi-i-tij-u-gjet-ne-plazhet-e-spanjes
“Mos u lodhni kot, djalin nuk e gjeni…”/ Telefonata misterioze që mori familja e Miklovan Danajt në Shkodër, trupi i tij u gjet në plazhet e Spanjës

Një i ri u zhduk në muajin maj dhe vetëm pak ditë më parë u gjet trupi i pajetë në Marbella të Spanjës

Gazetarja Aida Topalli e ftuar në emisionin Breaking në Top News, tha se kanë kaluar 4 muaj që kur familjarët, më konkretisht gruaja e Miklovan Danajt, shkuan në policinë e Spanjës duke denoncuar zhdukjen e tij.

“Këmbanë alarmi u bë më pas një telefonatë apo një mesazh në Telegram nga persona të paidentifikuar në familjen e Danajt në Shkodër ku thonë se mos e kërkoni më Miklovanin se është vrarë dhe nuk i dihet a i gjendet trupi.

Kjo telefonatë ngriti peshë policinë e Shqipërisë dhe atë të Spanjës për rastin në fjalë. Ishte vendi ku kaloi momentet e fundit Danaj me familjen e tij. Kërkime u bënë dhe në Itali, ku dyshohet se ka kryer dhe aktivitete kriminale. Dyshohet se ka qenë i përfshirë në një grup të strukturuar kriminal.

Një ditë më parë, policia spanjolle njoftoi se iu gjet trupi në plazhin e Marbella-s në Spanjë. Nuk dihet nëse kemi të bëmjë me vrasje me mbytje, vrasje me armë apo çfarë. Mbetet një mister.

Spanja është një nga vendet ku shqiptarët po ushtrojnë më së shumti aktivitetin kriminal.