Mot i paqëndrueshëm këtë të shtunë, fundjava sjell reshje shiu të herëpashershme pothuajse në të gjithë vendin

5
mot-i-paqendrueshem-kete-te-shtune,-fundjava-sjell-reshje-shiu-te-herepashershme-pothuajse-ne-te-gjithe-vendin
Mot i paqëndrueshëm këtë të shtunë, fundjava sjell reshje shiu të herëpashershme pothuajse në të gjithë vendin

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Sipas SHMU, paraditja do të karakterizohet nga mot i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare, ndërsa nga mesdita deri në orët e pasdites pritet shtim i vranësirave mesatare deri të dendura, të shoqëruara me intervale të shkurtra me diell.

Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme dhe me intensitet të ulët në shumicën e territorit, por në zonat malore të veriut mund të paraqiten në formën e shtrëngatave, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Pas orëve të pasdites, moti pritet të përmirësohet, duke sjellë kthjellime në të gjithë vendin.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë bregdetit pritet të arrijë deri në 15 m/s.

Në det, valëzimi do të jetë mesatar, me forcë 2-3 ballë.