Mot i paqëndrueshëm, parashikimi për ditën e sotme! Ja sa do të shkojnë temperaturat maksimale

4
mot-i-paqendrueshem,-parashikimi-per-diten-e-sotme!-ja-sa-do-te-shkojne-temperaturat-maksimale
Mot i paqëndrueshëm, parashikimi për ditën e sotme! Ja sa do të shkojnë temperaturat maksimale

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, parashikohet me kthjellime dhe vranësira të cilat do të jenë të përqendruara kryesisht në veriperëndim.

Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente në orët e pasdites në veriperëndim të vendit me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 20 m/s.

Sa i përket detit, valëzimi do të jetë i forcës 3-5 ballë.