Mot i qëndrueshëm dhe me kthjellime, ja sa do të jenë temperaturat për ditën e sotme

1
mot-i-qendrueshem-dhe-me-kthjellime,-ja-sa-do-te-jene-temperaturat-per-diten-e-sotme
Mot i qëndrueshëm dhe me kthjellime, ja sa do të jenë temperaturat për ditën e sotme

Dita e sotme do të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme në të gjithë territorin e vendit, duke sjellë mot të kthjellët dhe pa reshje shiu.

Era do të fryjë kryesisht me drejtim juglindje – veriperëndim, me një shpejtësi mesatare prej 5 m/s. Në zonat luginore dhe përgjatë bregdetit, pritet që era të fitojë intensitet, duke arritur përkohësisht deri në 10 m/s.

Deti do të paraqitet i qetë, me valëzim të ulët, në forcën 1-2 ballë, çka krijon kushte të favorshme për lundrim dhe aktivitetet detare.