Mot i qëndrueshëm dhe me vranësira të pakta, ja sa do të jenë temperaturat sot

1
mot-i-qendrueshem-dhe-me-vranesira-te-pakta,-ja-sa-do-te-jene-temperaturat-sot
Mot i qëndrueshëm dhe me vranësira të pakta, ja sa do të jenë temperaturat sot

Dita e sotme do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

Moti parashikohet të jetë kryesisht me kthjellime, ndërsa në orët e mesditës do të ketë vranësira të pakta kalimtare, kryesisht në zonat veriore.

Mëngjesi nis me temperaturë rreth 16 °C, duke u ngrohur gradualisht.Në mesditë, moti do të jetë mjaft i nxehtë, me temperatura që arrijnë deri në mbi 30 grade rreth mesditës dhe deri në 33–34 °C pasdite.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim, me një shpejtësi mesatare prej 8 m/s. Në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare, era mund të arrijë herë pas here deri në 10 m/s.

Deti do të jetë i qetë, me valëzim të ulët, forcës 1-2 ballë.