MOTIV SHOKUES i VRASJES së 34-vjeçarit shkodran/ Shemsi Prençi: Ja pse policia nuk po jep detaje

2
motiv-shokues-i-vrasjes-se-34-vjecarit-shkodran/-shemsi-prenci:-ja-pse-policia-nuk-po-jep-detaje
MOTIV SHOKUES i VRASJES së 34-vjeçarit shkodran/ Shemsi Prençi: Ja pse policia nuk po jep detaje

Ish-drejtuesi i policisë Shemsi Prençi ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking” në Top News, ku foli për ngjarjet e rënda të ndodhura së fundmi në Shkodër.

Prençi u ndal tek vrasja e 34-vjeçarit Kristian Kola 4 ditë më parë, duke zbuluar se pas këtij krimi, qëndron një motiv shumë i rëndë. Sipas tij, kjo është dhe arsyeja pse policia nuk po jep detaje të mëtejshme pasi është një ngjarje me ndjeshmëri.

“Kjo periudhë së fundmi, ka qenë shumë e përgjakur. Vetëm në muajin shtator kemi 3 vrasje. Kemi një vrasje nga kryeplaku, i cili ka qëlluar për vdekje një bashkëfshatar për shkak të një konflikti, kemi vrasjen e ndodhur 4 ditë më parë në orën 21:30 në mes të qytetit dhe masakra e fundit.

Sa i përket vrasjes së 34-vjeçarit Kristian Kola, pavarësisht hamendësimeve të mediave, kam informacion të saktë se policia po bën një punë të lavdërueshme. Kanë qëndruar diskretë për shkak të opinionit publik sepse i atillë është motivi i ngjarjes. Është një motiv shumë i rëndë por kam besimin që shumë shpejt do zbardhet dhe do zbulohet autori.”- tha ai.

34-vjeçari Kristian Kola u vra më 4 shtator në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit të Shkodrës, përballë dhjetëra dëshmitarëve dhe nën vëzhgimin e shumë kamerave sigurie. Viktima ndodhej ulur në një tavolinë jashtë një lokali, kur u qëllua me breshëri plumbash. Edhe pse tentoi të largohej, ai nuk mundi t’i shpëtonte atentatorëve. Autori, i maskuar dhe i pajisur me skafandër, u largua me motor së bashku me një bashkëpunëtor.