Motra e kamarieres së plagosur në Shkodër apel mediave: Po na vini në rrezik jetën e motrës për të dytën herë

3
motra-e-kamarieres-se-plagosur-ne-shkoder-apel-mediave:-po-na-vini-ne-rrezik-jeten-e-motres-per-te-dyten-here
Motra e kamarieres së plagosur në Shkodër apel mediave: Po na vini në rrezik jetën e motrës për të dytën herë

Motra e kamerieres që u plagos nga atentati i përgjakshëm i Ragip Gilës dje në qendër të qytetit të Shkodrës i bën thirrje medieve që të mos abuzojnë me ngjarjen, pasi siç thotë ajo, po i vihet në rrezik jeta e motrës së saj për të dytën herë.

Motra e kamarieres së plagosur në Shkodër apel mediave: Po na

Detaje të reja u bërë publike nga ngjarja tragjike e ndodhur këtë të hënë në Shkodër. Raportohet se e plagosura, e cila ishte kamariere në lokal, ka parë dy persona.

Sipas deklaratës që ajo i ka dhënë familjarëve, autori mendohet të mos ketë qenë i vetëm, por i shoqëruar edhe nga një person tjetër.

“Vajza, në momentet kur ka dalë nga operacioni dhe ka ardhur në vetëdije, ka komunikuar me familjarët e saj. Këto po i them bazuar në deklaratat e familjarëve: ajo ka parë dy persona në motor, jo vetëm një supozohet që mund të jenë dy autorë.” tha gazetarja e Euronews Albania nga spitali i Shkodrës, Matilda Braho.