
Sot është një ditë e veçantë për Motrat Mustafa, pasi festojnë dy nga njerëzit më të shtrenjtë të jetës së tyre.
Nëna dhe motra e tyre, Kumrija kanë ditëlindjen, dhe nuk ka munguar një urim i ngrohtë nga Sahidja dhe Safetja për këtë ditë të veçantë, shkruan Kosovarja.
“Urime dy dashnitë tona nanë & motër edhe 100 vite të tjera të lumtura,” janë shprehur ato në llogarinë e tyre në rrjete sociale.
Përmes këtij postimi të ndjerë, Motrat Mustafa treguan edhe një herë se pavarësisht angazhimeve artistike, familja për ta mbetet gjithmonë në qendër të zemrës dhe vëmendjes.