Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, mesazhi i kryeministrit Rama: Babai i kinemasë shqiptare, ‘Barba Taqo’ që jetoi me kokën lart! U prehsh në paqe Grand Master

2
ndarja-nga-jeta-e-dhimiter-anagnostit,-mesazhi-i-kryeministrit-rama:-babai-i-kinemase-shqiptare,-‘barba-taqo’-qe-jetoi-me-koken-lart!-u-prehsh-ne-paqe-grand-master
Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, mesazhi i kryeministrit Rama: Babai i kinemasë shqiptare, ‘Barba Taqo’ që jetoi me kokën lart! U prehsh në paqe Grand Master

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe emocional pas ndarjes nga jeta të mjeshtrit të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti, të cilin e përshkruan si një figurë të pazëvendësueshme të artit kombëtar dhe “babain e kinemasë shqiptare”.

Rama e konsideroi Dhimitër Anagnostit si “babain e kinemasë shqiptarë” ë jetoi gjithë jetën me kokën lart.

Reagimi i kryeministrit Rama:

Babai i kinemasë shqiptare, autori i shumë skenarëve që shenjuan rrugën e kinematografisë sonë të re në një kohë tejet të vështirë për ëndrrat krijuese, regjizori i plot filmave të arrirë dhe i filmit kult “Lulëkuqe mbi mure” që ka mbetur sot e gjithë ditën si kryetitulli i ekranit të historisë së filmit shqiptar, mjeshtri i shumërespektuar nga i madh e i vogël dhe vunjotësi kryeneç që mezi e priste verën për t’u arratisur nga qyteti e shkuar poshtë, tek shtëpia e fëmijërisë në Vlorë, e më vonë tek kasollja e tij buzë detit në Jalë, Barba Taqo siç e njoha unë kur isha fare i vogël e ai ende shumë i ri apo Dhimitër Anagnosti, siç e njohin të gjithë dashamirët e filmit dhe tërë ata që e deshën a jo, ndërroi jetë pasi jetoi gjithnjë me kokën lart! Lamtumirë Barba Taqo, u prehsh në paqe Grand Master