Ndërron jetë në moshën 66-vjeçare aktori shqiptar, Naun Shundi

1
nderron-jete-ne-moshen-66-vjecare-aktori-shqiptar,-naun-shundi
Ndërron jetë në moshën 66-vjeçare aktori shqiptar, Naun Shundi

Ndërron jetë në moshën 66-vjeçare aktori i njohur, Naun Shundi.

Ai nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen e rëndë, nga e cila vuante prej pak kohësh.

Shundi ishte një figurë e shquar e aktrimit, regjisurës dhe dramaturgjisë.

Ai dha frymën e fundit në QSUT ku edhe po merrte trajtim mjekësor pas rikthimit nga Franca. Ministria e Shëndetësisë mori përsipër të gjitha shpenzimet pas apelit të familjarëve se nuk mund të përballonin kostot e larta financiare.

Shundi kishte një karrierë prej 46 vitesh në Teatrin Kombëtar si aktor, regjisor dhe dramaturg.

Mori pjesë në më shumë se 100 role në teatër dhe 20 në film. Ai themeloi gjithashtu teatrin e parë privat “Zonja e Bujtinës”.

Kush ishte Naun Shundi?

Naun Shundi lindi në Tiranë në vitin 1959. Në vitin 1977 u diplomua për regjisor në shkollën e Mesme të Kulturës, ndërsa në vitin 1983, u diplomua për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve).

Në vitin 1985 nisi punë si aktor në Teatrin Kombëtar, më pas u transferua si regjisor në Pallatin e Kulturës “Dardania” në Bajram Curri. Në vitin 1986, rikthehet sërish në Teatrin Kombëtar.

Gjatë viteve 1993-2000 ka punuar si pedagogi mjeshtërisë së aktorit, regjisurës dhe fjalës artistike në degën e regjisë, Akademia e Arteve. Në vitin 1995 kreu specializim për regji pranë Teatrit Kombëtar Bukuresht dhe Katedrës së Regjisë në Akademinë e Teatrit e të Filmit në Bukuresht.

Themelimi i Teatrit “Zonja e Bujtinës”

Shundi së bashku me bashkëshorten themeluan në teatrin në vitin 2022. Ideja për krijimin e këtij teatri lindi pas shembjes së Teatrit Kombëtar, një ngjarje që la gjurmë të thella në komunitetin artistik shqiptar. Shundi, i prekur nga kjo humbje, vendosi të krijojë një hapësirë të re ku artistët dhe artdashësit mund të bashkoheshin.