
Barush Bregu 39-vjeçari i cili u shpall në kërkim për përkrahjen e autorit të masakrës në Shkodër, Ragip Gila është një emër i njohur për policinë dhe autoritetet e drejtësisë.
I njohur si krahu i djathtë i Licëve në Shkodër, ai është i lidhur me disa ngjarje të renda.
Sipas Policise, Barush Bregu (Bajram Bregu) 39 vjeç, dhe një 17-vjeçar, u shpallen ne kerkim dhe akuzohen për veprat penale ”Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.
Gjatë kontrollit në banesën e një shtetaseje (e cila jeton jashtë vendit), të cilën këtë shtetas e përdornin si bazë për këtë aktivitete kriminale, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri automatike dhe 6 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni luftarak, 45 kapsolla detonatore elektrike, një automjet tip “Audi” me targa të vjedhura në qytetin e Lezhës, 5 dronë të madhësive të ndryshme, pajisje shtesë për dronë, 1 laptop dhe 5 aparate fotografike.
Kush eshte Barush Bregu?
Bregu eshte arrestuar me pare ne maj te 2019, pasi ishte shpallur ne kerkim per disa akuza te renda.
Arrestimi i tij erdhi pas një operacioni të organizuar nga RENEA, FNSH dhe forcat Shqiponja, pas kontrollit që u bë në një banesë të marrë me qira prej tij, në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Ky shtetas është i dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim, në vitin 2016, si dhe me masë sigurie “Arrest në burg”, për armëmbajtje pa leje , pasi në shtator të vitit 2018, gjatë një operacioni të zhvilluar nga Policia, në banesën e këtij shtetasi u gjet një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.
Gjithashtu ky shtetas është i skeduar si pjesëtar i një grupi kriminal dhe është i dyshuar edhe si autor për ngjarje të tjera të rënda kriminale të ndodhura në qarkun Shkodër më parë, si dhe autor i dyshuar për “Trafikim të lëndëve narkotike”.
Krahu i djathte i Licëve
Barush Bregu njihet si krahu i djathtë i Ibrahim Licit, autori i dyshuar për vrasjen e dyfishtë të vëllezërve Bilali.
Ai është një kontingjent i njohur për Policinë. Në 2016 është dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim, si dhe armëmbajtje pa leje. Ndërsa në vitin 2018, Policia gjatë një operacioni në banesë i gjeti një automatik kallashnikov. Barush ose Bajram Bregu, vitin e kaluar gjatë ndjekjes nga Policia e Shkodrës përplasi me mjetin e tij dy patrulla të Policisë, duke i shpëtuar ndjekjes. Përgjatë gjithë kësaj kohe ka qenë person i shpallur në kërkim dhe pas një viti u arrestua në Tiranë në banesë me qira te Komuna e Parisit.
Bregu dyshohet dhe për një sërë ngjarjesh të tjera kriminale, së bashku me Ibrahim Licin. Policia dyshon se Barush Bregu ka ndihmuar shokun e tij në vrasjen e dyfishtë të vëllezërve Bilali, të ndodhur më 30 mars 2019 në Shkodër, por edhe në ngjarje të tjera kriminale. Gjithashtu, ai dyshohet edhe si personi që ka ndihmuar Ibrahim Licin në çdo lëvizje të këtij të fundit. Bashkë me 33-vjeçarin u kap edhe Bajram Çekorja, 21 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për përkrahje të Barush Bregut. Panorama