Ndjekje si në filma, 30-vjeçari shqiptar arrestohet pasi tentoi t’i ikte policisë

1
ndjekje-si-ne-filma,-30-vjecari-shqiptar-arrestohet-pasi-tentoi-t’i-ikte-policise
Ndjekje si në filma, 30-vjeçari shqiptar arrestohet pasi tentoi t’i ikte policisë

Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë ën prangat e policisë italiane një natë më parë, ndërsa kryente maniovra të rrezikshme në rrugë.

Por para se të ndalohej mes tij dhe policisë ëhstë zhvilluar një garë prej 60 kilometrash. Mediat italiane raportojnë se i riu shqiptar nuk iu bind urdhrave të policisë për të ndaluar.

Gjithçka nisi në lagjen Borgo Bovio, në rrugën ‘Via Val D’Aosta’ në Terni, kur i riu, duke drejtuar një automjet, refuzoi të ndalonte për kontroll dhe u largua me shpejtësi të madhe.

Gjatë arratisjes, ai kreu manovra jashtëzakonisht të rrezikshme, përfshirë parakalime në sens të kundërt dhe shkelje të përsëritura të rregullave të qarkullimit, duke rrezikuar seriozisht jetën e tij dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Arratisja vijoi në rrugën ‘Via Tre Venezie’ dhe më pas në drejtim të Rietit përmes rrugës SS79 Bis, ku në një moment, një nga patrullat e policisë u detyrua të frenonte në mënyrë emergjente për të shmangur përplasjen me një kamion që vinte përballë. Rreziku vazhdoi edhe më tej, kur 30-vjeçari bëri një kthesë të papritur në afërsi të Contiglianos, duke marrë drejtimin e kundërt drejt Ternit dhe më pas duke hyrë në autostradën E45.

Pas më shumë se gjysmë ore ndjekje intensive, arratisja mori fund në Montecastrilli, ku automjeti i shqiptarit u përplas me një makinë tjetër të drejtuar nga një 40-vjeçar italian. Aksidenti i dha fund ndjekjes dhe policia arriti ta arrestojë të dyshuarin.

Sipas autoriteteve, 30-vjeçari është vënë në pranga për kundërshtim të forcave të rendit dhe drejtim të rrezikshëm të mjetit. Gjykata e Ternit ka konfirmuar arrestimin dhe ka vendosur ndaj tij masën e ndalimit të qëndrimit në qytetin e Ternit.

Ndërkohë, Prefekti Michele Abenante ka firmosur urdhrin për transferimin e tij në një Qendër të Pritjes për Riatdhesim (CPR), nga ku do të dëbohet përfundimisht nga territori italian.

Ngjarja ka ngjallur shqetësim të madh në opinionin publik, ndërsa autoritetet italiane kanë vlerësuar operacionin e koordinuar të policisë që bëri të mundur arrestimin pa pasoja më të rënda.

after content