Ndjekje spektakolare nëpër rrugë/ Shqiptarit i gjenden në shtëpi 52 kg drogë dhe mbi 100 mijë euro

1
ndjekje-spektakolare-neper-rruge/-shqiptarit-i-gjenden-ne-shtepi-52-kg-droge-dhe-mbi-100-mije-euro
Ndjekje spektakolare nëpër rrugë/ Shqiptarit i gjenden në shtëpi 52 kg drogë dhe mbi 100 mijë euro

Një natë e tensionuar është regjistruar mes qyteteve Albano Laziale, Ardea dhe Aprilia, Itali ku një ndjekje spektakolare ka përfunduar me arrestimin e një motoristi dhe sekuestrimin e një sasie të madhe droge dhe parash të gatshme.

Ngjarja ndodhi kur karabinierët e stacionit të Cecchinas, gjatë një kontrolli rutinë në rrugën Nettunense, i dhanë shenjë ndalimi një motoristi që po lëvizte me shpejtësi të lartë. I riu, në vend që të ndalonte, u përpoq të largohej me shpejtësi, por pas një ndjekjeje prej rreth 4 kilometrash, u ndalua dhe u kap nga forcat e rendit.

Gjatë kontrollit të mjetit, karabinierët gjetën 24.800 euro të fshehura në ndarjen e bagazhit të motorit, shumë që dyshohet të jetë përfituar nga veprimtari të paligjshme dhe që u sekuestrua menjëherë. Hetimet vijuan edhe në banesat që i ndaluari përdorte, në qytetet Aprilia dhe Ardea.

Në banesën në Aprilia, provinca e Latinës, policia zbuloi dhe sekuestroi 52 kilogramë drogë, përkatësisht 45.7 kg hashash dhe mbi 6 kg marijuanë. Ndërsa në banesën tjetër në Ardea, u gjetën 72.500 euro të tjera në para të gatshme si dhe disa shënime të shkruara me dorë, që i përkisnin një rrjeti të organizuar shpërndarjeje të lëndëve narkotike.

Në përfundim të operacionit, personi u arrestua dhe u dërgua në burgun e Velletrit, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar bashkëpunëtorët dhe rrjetin e shpërndarjes që fshihej pas aktivitetit të tij kriminal.

after content