Një mashtrim i pazakontë është regjistruar në një spital shtetëror në Tiranë. Autoritetet policore raportojnë se një i ri, i është prezantuar si mjek familjarit të në pacienti që ishte i shtruar në spital.
Bëhet fjalë për shtetasin L. Sh., 21 vjeç, i cili është proceduar penalisht në gjendje të lirë. Nuk dihet se cili ka qenë qëllimi i të riut për t’u prezantuar si mjek në spital.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. Sh., 21 vjeç, pasi i është prezantuar si mjek i një spitali shteteror, shtetasit E. H, i cili kishte të shtruar në atë spital një familjar të vetin”, njoftojnë autoritetet.
Materialet procedurale janë referuan në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.