Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Lirojnë ‘karriget’ nga detyra tre zëvendësministra

3
ndryshime-ne-kabinetin-qeveritar/-lirojne-‘karriget’-nga-detyra-tre-zevendesministra
Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Lirojnë ‘karriget’ nga detyra tre zëvendësministra

Kabineti qeveritar ka nisur ndryshimet e para në detyrë. Lirime, kthime detyrash nga ministra të ndryshëm.

Vetëm pak ditë përpara shpalljes së kabinetit të ri qeveritar, janë bërë ndryshime në qeverinë aktuale.

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e ditës së sotme ka vendosur të lirojë nga detyra 3 zëvendësministra.

Konkretisht, Ceno Klosi është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Gjithashtu është liruar nga detyra dhe Romina Kuko, e cila mbante postin e zëvendësministres së Brendhsme.

Një tjetër emër që është liruar nga detyra është Ilva Gjuzi, si zëvendësministre e Turizimit dhe Mjedisit