
Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka emocionuar ndjekësit e saj me një postim të veçantë në rrjetet sociale.
Ajo ka ndarë një foto të disa rrobave të vogla për foshnje, duke konfirmuar kështu se po përgatitet për ardhjen në jetë të djalit të saj.
Në imazhin e postuar në Instagram Story, Dafina ka treguar një xhaketë ngjyrë kafe, një kostum gri dhe një triko të kaltër të varura në garderobë.
Krahas fotos, ajo ka vendosur disa emoji emocionale, duke lënë të kuptohet për emocionet që po përjeton në këtë periudhë të veçantë të jetës së saj, përcjell prive.
Ky detaj i ndarë me publikun tregon se ajo nuk mund ta fshehë gëzimin dhe padurimin për të mirëpritur vogëlushin e saj.