Nervozohet Dafina Zeqiri: Politika e Eurovizionit ta ngrit shtypjen

3

Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri ka qenë njëra prej artisteve që ka mbështetur më së shumti Shkodrën Elektronike në rrugëtimin në Eurovizion.

Kënga “Zjerm” pavarësisht që mori shumë pëlqime dhe u votua me 173 pikë nga publiku, Shqipëria në fund u radhit e teta në finalen e madhe të Eurovizionit.

E për këtë, kishte disa fjalë Dafina, e cila shprehet paska e nervozuar.

“Politika e Eurovizionit ta ngrit shtypjen”, ka shkruar shkurt këngëtarja, duke e lënë të nënkuptohet se renditja në vendin e tetë e Shkodrës Elektronike ishte e pameritë.