
Meteorologu i njohur Hakil Osmani, ka deklaruar se dita e sotme ka nisur me temperatura më të ulëta se ditët e kaluara, të cilat do të kulmojnë nesër me rrebeshe të forta në disa zona të vendit.
“Dita e sotme ka sjellë një rënie të lehtë të temperaturave të ajrit që në orët e para të mëngjesit, ku në qytetet e zonave malore të kemi një temperaturë rreth 14 gradë celsius.
Ndërsa rreth mesditës patëm një rënie më të ndjeshme të temperaturave të ajrit në zonat veriore me rreth 3 gradë. Po ashtu në zonat e mesme dhe jugore patëm një rënie me 1 apo 1.5 gradë celsius, duke bërë që maksimumet në zona të jenë rreth 37 apo 38 gradë celsius.
Një rënie më e ndjeshme e temperaturave do të jetë ditën e nesërme, duke bërë që minimumet të pësojnë rënie me 3-4 gradë, ku temperaturat të jenë me 10 – 11 gradë celsius në zonat malore; ndërsa në Ultësirën Perëndimore do të luhaten nga 14 – 26 gradë celsius.
Por rreth orëve të mesditës do të rënia më e ndjeshme e temperaturave me të paktën 5 gradë celsius në të gjithë territorin e vendit, ku temperaturat maksimale të regjistrohen në 32-33 gradë celsius në zonët përreth Fierit, ndërsa në vendet e tjera do të jetë rreth 27-31 gradë celsius, ndërsa në zonat malore në 24-25 gradë celsius.
Kjo rënie e temperaturave të ajrit do të shoqërohet me vranësira të shpeshta që janë parë gjatë orëve të para të mëngjesit, dhe duke qenë se do të kemi prezencën e lagështirës në ajër, do të kemi dhe reshje shiu, u shpreh ndër të tjera sinoptikani Hakil Osmani.