Nga pronari i hotelit, te personi që i çonte ushqimin dhe berberi personal! Zbulohen bashkëpunëtorët e Flodian Plakut, i plotësonin ‘të gjitha kushtet’

1
nga-pronari-i-hotelit,-te-personi-qe-i-conte-ushqimin-dhe-berberi-personal!-zbulohen-bashkepunetoret-e-flodian-plakut,-i-plotesonin-‘te-gjitha-kushtet’
Nga pronari i hotelit, te personi që i çonte ushqimin dhe berberi personal! Zbulohen bashkëpunëtorët e Flodian Plakut, i plotësonin ‘të gjitha kushtet’

Top Channel zbulon rolet e bashkëpunëtorëve të Flodian Plakut, që fshihej në një hotel në Orikum.

I arrestuari Albano Lapshi, i çonte ushqim në hotel Flodian Plakut, ndërkohë Armando Dano ishte berberi që shkonte në hotel për ta qethur, po ashtu Ligor Doko, pronar i hotelit ku u arrestua. Dhe Julian Aliaj që u kap me pistolete. Ka qenë i dënuar me parë për trafik droge.

Flodian Plaku ishte vënë nën vëzhgim nga policia për rreth dy muaj. Në ditën e ndërhyrjes dhe arrestimit të tij, është ndjekur edhe lëvizja e Albano Lapshit dhe Armando Danos, me origjinë nga Shkodra, i njohur si “Berberi”, të cilët po shkonin drejt hotelit ku fshihej Plaku.

Në momentin e ndërhyrjes, forcat e policisë arrestuan 42-vjeçarin Flodian Plaku, ndërsa gjatë operacionit u ndalua edhe Julian Aliaj. Ky i fundit mbante me vete një armë zjarri (pistoletë) dhe rezulton të ketë qenë më parë i arrestuar për trafik lëndësh narkotike.

Top Channel

after content