Ngjarja në Shkodër/ “Më preu rrugën me makinë të blinduar” – Dëshmia e Erogen Vasos rrëzon alibinë e Ragip Gilës

3
ngjarja-ne-shkoder/-“me-preu-rrugen-me-makine-te-blinduar”-–-deshmia-e-erogen-vasos-rrezon-alibine-e-ragip-giles
Ngjarja në Shkodër/ “Më preu rrugën me makinë të blinduar” – Dëshmia e Erogen Vasos rrëzon alibinë e Ragip Gilës

Është marrë në pyetje nga oficerët e policisë kriminale Erogen Vaso Brajoviç, që dyshohet se ishte shënjestra e masakrës së ndodhur ditën e djeshme në mes të Shkodrës.

Ai i mbijetoi atentatin, por jo dy miqtë e tij, Armando Pali dhe Liridon Kraja.

Sipas burimeve thuhet se para grupit hetimor ai ka rrëzuar alibinë e autorit Ragip Gila, duke thënë se nuk e njeh dhe nuk ka pasur asnjë konflikt me të.

“Nuk kam konflikte, jam biznesmen, qytetar i ndershëm dhe kam kontribute në komunitet”-ka thënë ai.

Nga ana tjetër Ragip Gila pretendon se para disa muajsh, Erogen Vaso i ka ndërprerë rrugën me makinë të blinduar dhe e ka sharë.

Policia dyshon se vrasja është me pagesë.