Ngjarje e rëndë në vend/ Djali 14 vjeç humb jetën pasi u qëllua në lokal nga moshatari që mbeti i plagosur

4
ngjarje-e-rende-ne-vend/-djali-14-vjec-humb-jeten-pasi-u-qellua-ne-lokal-nga-moshatari-qe-mbeti-i-plagosur
Ngjarje e rëndë në vend/ Djali 14 vjeç humb jetën pasi u qëllua në lokal nga moshatari që mbeti i plagosur

Rreth orës 17:30, në fshatin Pirg të bashkisë Maliq, në ambientet e një lokali ka ndodhur një konflikt mes dy 14-vjeçarëve, ku dyshohet se është përdorur mjet prerës (thikë).

Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi E. Xh., 14 vjeç, ka ndërruar jetë në spital.

Adoleshenti tjetër, i dyshuar si autor i ngjarjes, është shoqëruar në spital për të marrë trajtim mjekësor dhe ndodhet nën mbikëqyrjen e Policisë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /noa.al

after content