Ngjarje e rëndë në vend/ Djali sulmon me thikë nënën e tij, gruaja në gjendje të rëndë

3
ngjarje-e-rende-ne-vend/-djali-sulmon-me-thike-nenen-e-tij,-gruaja-ne-gjendje-te-rende
Ngjarje e rëndë në vend/ Djali sulmon me thikë nënën e tij, gruaja në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Maqellarë të Dibrës, ku një djalë 22-vjeçar ka plagosur me thikë nënën e tij.

Sipas burimeve lokale, konflikti mes tyre ka eskaluar deri në përdorimin e dhunës fizike, ku djali ka goditur nënën me mjet të mprehtë.

Ka dyshime se autori është me probleme të shëndetit mendor.

Gjendja e saj shëndetësore aktualisht konsiderohet e rënduar, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

after content