Ngjarje misterioze në Dhërmi, 27 vjeçari nga Tirana zhduket nga hoteli

1
ngjarje-misterioze-ne-dhermi,-27-vjecari-nga-tirana-zhduket-nga-hoteli
Ngjarje misterioze në Dhërmi, 27 vjeçari nga Tirana zhduket nga hoteli

Një ngjarje misterioze ka ndodhur në një hotel në Dhërmi, ku është zhdukur një i ri 27-vjeçar nga Tirana.

Sipas njoftimit të Policisë, denoncimi për humbjen e tij është bërë nga vëllai i tij, 24-vjeçari, K.Z.

Policia njofton se është bërë shpallja në kërkim e shtetasit A.Z., 27 vjeç, dhe po punohet intensivisht për gjetjen e tij.

Njoftimi i plotë i Policisë:

“Në Stacionin e Policisë Dhërmi është bërë kallëzim nga shtetasi K.Z., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 02.08.2025 vëllai i tij është larguar nga një hotel në Dhërmi dhe nuk është kontaktuar më. U bë shpallja në kërkim e shtetasit A.Z., 27 vjeç, banues në Tiranë, dhe po punohet për gjetjen e tij. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftim.

after content