Pasi SPAK i komunikoi mbylljen e hetimeve ndaj tij me anë të avokatëve, Ilir Meta ka kërkuar lirimin nga burgu.
Seanca ka nisur këtë të premte prej oës 10:00 ndërsa në GJKKO u paraqit avokati i ish-presidentit, Kujtim Cakrani.
Seanca zhvillohet me dyer të mbyllura dhe kërkesa po shqyrtohet nga gjyqtari Erjon Bani.
Meta kërkon zëvendësimin e masës arrest me burg me një masë më të butë ku avokati argumenton se pas mbylljes së hetimeve vazhdimi i masës së paraburgimit nuk ka më bazë ligjore.
Ai deklaroi se betejën do ta vazhdojnë në gjykatë me proces të zakonshëm dhe jo të shkurtuar, duke parashikuar një proces të gjatë gjyqësor.
Ish-presidenti u arrestua më 21 tetor 2024 dhe që prej atëherë ndodhet në paraburgim me masën “arrest në burg”.