Nisin lëvizjet në Shëndetësi! Largohet drejtori i FSDKSH, e zëvendëson ish-drejtori i rëndësishëm i PD

2

Pas emërimit të ministres së re Evis Sala, kanë nisur lëvizjet e fundit në Ministrinë e Shëndetësisë.

Gazetarja e Top Channel, Alma Demiraj raporton se është larguar nga detyra Spartak Zekja, drejtori i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Në vend të tij pritet të emërohet Artur Papajani, i cili më herët ka mbajtur pozicionin e drejtorit të tatimeve në kohën kur PD ka qenë në pushtet.

Prezantimi i tij pritet të bëhet në orën 14:00, teksa ende nuk dihen shkaqet e shkarkimit të tij