
Dy emra të njohur të skenës muzikore, Bujar Mustafa dhe Adelina Spahija, vijnë me një duet të ri që premton të pushtojë zemrat e publikut.
Kënga titullohet “Arabe”, dhe sjell një kombinim të veçantë zërash, ritmesh orientale dhe emocioni artistik.
Ky bashkëpunim fantastik nuk është vetëm një surprizë për fansat, por edhe një dëshmi e talentit dhe përkushtimit të dy artistëve, të cilët po sjellin një frymë të re në muzikën shqiptare.
Videoklipi i këngës “Arabe” pritet të tërheqë vëmendje të madhe, falë stilit unik dhe performancës së fuqishme të dyshes.