
I ftuar në një studio televizive, ekspert për çështjet e sigurisë, Arben Hajdarmataj, foli për gjendjen kriminale e cila ka pllakosur Shkodrën.
Sipad Hajdarmataj, Shkodra është në këtë gjendje terrori për shkak të mos veprimeve të qeverisë, pasi qeveria nëse do ta luftojë krimin, i ka të gjitha kapacitet për ta bërë.
‘Nëse vërtetë vendimmarrja politike dhe qeveria në këtë rast, Edi Rama e ka me vërte luftën ndaj krimit në të gjithë Shqipërinë, është shumë e thjeshtë që të godasësh këto grupe kriminale.
Sado të fuqishëm të jenë këto grupe kriminale nga ana teknologjike apo financiare, shteti është gjithmonë më i fuqishëm pasi mekanizmat dhe organizimi i shtetit është më superior ndaj çdo lloj grupi kriminal’, u shpreh Hajdarmataj.